Bëhu vullnetar
Vullnetar i Kryqit të Kuq është personi i cili përkohësisht apo rregullisht zbaton aktivitete vullnetare për shoqatën nacionale të Kryqit të Kuq.
Të gjitha aktivitetet i realizojmë së bashku me vullnetarët të cilët janë bartës të aktiviteteve tona dhe në të cilat mundet të bëhet vullnetar secili që ka dëshirë të ndihmojë. Secili vullnetar mund të kyçet në aktivitetet e rregullta të Kryqit të Kuq dhe të vullnetarizojë në Organizatën më të afërt komunale të Kryqit të Kuq (gjithsej 34 OKKK dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit) në përputhje me kohën e vet të lirë dhe me interesat e dëshirat e veta. Programet në të cilat mund të kyçet dhe të iniciojë aktivitete janë: Veprimtaria shëndetësore – preventive, Përgatitshmëri dhe veprim në rast katastrofe, Promovimi i dhurimit të gjakut, Ndihma e Parë, Punë me të rinj, Veprimtari sociale – humanitare, Zbatim i lidhjeve familjare, Informim, Diseminim, dhe shumë aktivitete tjera projektuese të cilat realizohen në Organizatat komunale të Kryqit të Kuq. Vullnetarizimi paraqet dhënie vullnetare të shërbimeve inspiruar vetëm prej vullnetit të lirë dhe dëshirës për të ndihmuar. Bëhuni pjesë e njërës prej organizatave më të mëdha vullnetare dhe humanitare, ku së bashku veprojmë për të krijuar një vend më të mirë dhe më të sigurt për të jetuar.
Akoma nuk jeni vullnetar, plotësoni kërkesën dhe bëhuni pjesë e familjes së madhe të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë: