Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe u krijua si rezultat i dëshirës që t’iu ndihmohet të plagosurve në fushëbetejë dhe atë pa kurrfarë anësimi si dhe të pengojë dhe lehtësojë vuajtjet e njerëzve gjithmonë kur kjo është e mundur. Qëllimi i Lëvizjes është të mbrojë jetën dhe shëndetin si dhe të respektojë njeriun. Lëvizja jonë promovon mirëkuptim, miqësi, bashkëpunim dhe paqe të përhershme mes të gjithë njerëzve.
Lëvizja nuk diskriminon në bazë të përkatësisë kombëtare, racore, fetare dhe klasore ose në bazë të bindjeve politike. Lëvizja angazhohet të lehtësojë vuajtjet e individëve duke u udhëhequr ekskluzivisht prej nevojave të tyre por duke iu dhënë përparësi rasteve më urgjente.
Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe u krijua si rezultat i dëshirës për t’iu ndihmuar të plagosurve në fushëbetejë dhe këtë pa kurrfarë animi si dhe të pengojë dhe lehtësojë vuajtjet njerëzore gjithmonë kur kjo është e mundshme. Qëllimi i Lëvizjes është të mbrojë jetën dhe shëndetin dhe të respektojë njeriun. Lëvizja promovon mirëkuptim, miqësi, bashkëpunim dhe paqe të përhershme mes të gjithë njerëzve.
Lëvizja është e pavarur. Shoqatat kombëtare, edhe pse veprojnë si plotësim i shërbimeve humanitare të qeverive dhe janë objekt i rregullimit të legjislaturës kombëtare, duhet të ruajnë autonominë që të mund të veprojnë në çdo kohë, në pajtim me parimet e Lëvizjes.
Kjo është një lëvizje për dhënien e ndihmës vullnetare e cila nuk është e inspiruar prej motiveve materiale.
Në një shtet mund të ketë vetëm një shoqatë kombëtare të Kryqit të Kuq ose të Gjysmëhënës së Kuqe. Ajo duhet të jetë e hapur ndaj të gjithëve dhe të kryejë punën e vet humanitare në të gjithë territorin e vendit.
Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjkysmëhënës së Kuqe, në të cilën të gjitha shoqatat që e përbëjnë kanë status, përgjegjësi dhe obligime të njëjta për ndihmë të ndërsjellë, vepron në tërë boten.