Qendrat ditore
Të dhëna statistikore: Sipas llogarive dhe vlersimeve të Kombeve të bashkuara, çdo person i dhjetë në botë është i moshës mbi 60 vjet. Sipas të dhënave të njejta, pritet deri në vitin 2050, çdo person i pestë të jetë i moshës nën 60 vjet. Në krijimin e pamjes së popullatës së moshuar, nuk mungon as Republika e Maqedonisë e cila që moti e kaloi pragun e moshës demografike. Me 15% e të moshuarve mbi 60 vjet, në regjistrimin e vitit 2002, Republika e Maqedonisë me 12% e tejkalon koeficientin e popullatës të moshuar. Sipas këtyre të dhënave, i takojmë vendeve me përfaqësim të lartë të njerëzve të moshuar në popullsinë e përgjithshme që jetojnë në RM.
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë gjatë implementimint të aktiviteteve për kujdesin e personave të moshuar, jep kontribut aktiv në tentimet e përgjithshme të cilat ndërmeren në shtet për përmirsimin e kualitetit të jetës së personave të moshuar në bashkësi.
Prej qershorit të vitit 2011 Kryqi i kuq i RM filloi me implementimin e Projektit Kujdes për personat e moshuar në kushte shtëpiake, me përkrahjen e KK të Austrisë dhe Agjerncionit austriak për zhvillim. Qëllimi i projektit është kontribut në përmirësimin e kushteve për jetë për personat e moshuar të mjeruar dhe përforcim të sistemit shëndetësor dhe social për personat e moshuar në Republikën e Maqedonisë. Prej vitit 2013 përkrahje të vazhdueshme në aktivitete siguron EVN Maqedoni. Me projektin janë përfshirë gjithsej 360 persona të moshuar më të vjetër se 65 vjet në Shkup, Veles, Kriva Pallankë, Kërçovë, Dibër dhe Strugë, të cilët jetojnë vetë dhe janë të shtyrë në moshë. Ata marrin përkrahje nga ana e ekipit të përbërë prej motrës medicinale dhe vullnetarëve të cilët japin shërbime psiko – sociale dhe shëndetësore.
Në vitin 2012 është hapur Qendra ditore për personat e moshuar dhe qendra për dhënien e ndihmës për personat e moshuar në kushte shtëpiake me përkrahjen e Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë për punë dhe politikë sociale, që funksionon nëpërmjet Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit. Në vitin 2014 është hapur edhe një Qendër ditore në bashkëpunim me komunën e Gazi Babës, ndërsa nga viti 2015 me përkrahjen e Fondacionit Dauti është hapur qendër ditore edhe në Komunën Saraj.
Lokacione të qendrave ditore për personat e moshuar:
- Shtëpia e organizatave humanitare “Dare Xhambaz”;
- Organizata komunale e Kryqit të kuq Çair;
- Kinemaja e vjetër në Maxhari;
- Shkolla fillore – Saraj
Përdoruesit në kushte shtëpiake i marrin këto shrëbime:
- Matja e sheqerit në gjak;
- Mata e shtypjes së gjakut;
- Kontakte me mjekun amë;
- Këshilla për marrjen e terapisë;
- Këshilla për ushqim;
- Shoqërim gjatë shkuarjes në mjek dhe shëtitje etj;
- Biseda dhe aktivitete të ndryshme për socializim;
- Ushqim dhe mjete për higjienë;
- Ndihmë në blerjen e prodhimeve ushqimore, barrërave etj;
- Kryerja e punëve administrative, nxjerrja e dokumenteve etj.
Nëpërmjet Organizatave komunale të Kryqit të kuq Kriva Pallankë, Veles, Negotinë dhe Prilep funksionojnë Klubet e personave të moshuar.
Nëpërmjet qendrave ditore dhe klubeve implementohen aktivitete për përparimin e kualitetit të jetës, shëndetit dhe gjendjes psikofizike të personave të moshuar.
Shërbime të cilat sigurohen në qendrat ditore dhe klubet për personat e moshuar:
- Edukime në tema të dobishme dhe interesante;
- Shërbime shëndetësore – preventive;
- Organizim të lojërave shoqëruese;
- Organizim të punëtorive të ndryshme kreative;
- Shënimi i aktiviteteve kalendarike të Kryqit të kuq;
- Shënimi i festave dhe ditëlindjeve;
- Organizim i shëtitjeve të përbashkëta;
- Diskutime për tema të ndryshme;
- Aktivitete muzikore